Në muajin korrik të vitit të kaluar Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë.
Dyshja erdhën së bashku për herë të parë në një intervistë me vogëlushen e tyre – Atara, për të rrëfyer jetën e tyre të re si prindër.
Në intervistën ekskluzive për Prive, Orinda zbuloi edhe përballjet e saj me COVID-19, dy herë përgjatë një viti e gjysmë.
Ajo zbuloi se herën e parë me virusin është ballafaquar në muajin e parë të shtatzënisë, vetëm një ditë pasi e ka kuptuar lajmin e pritjes së ëmbël.
Hera e dytë në janar, bashkë me vajzën Atara, ishte më e lehtë fatmirësisht për të dyja.
Ndiqni të plotë intervistën e tyre në videon e mëposhtme. /Prive.al