Nga shtrati, me vetëm një buton ajo ngriti perdet e dhomës ku po qëndron.
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj e martuar me biznismenin milioner Sam Nazarian, këtë të marte është gdhirë me një pamje fantastike vetëm pak metra nga shtrati i saj.
Çunmulaj, po jeton një jetë luksi ndërsa tani është edhe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.
E këtë mëngjes, ajo ka publikuar një video në Instagram, ku prezanton një dhomë hoteli në të cilën po e kalon këtë ditë.
Me tu zgjuar nga shtrati, ajo drejtohet për tek dritarja nga ku shihet një pamje e mahnitshme, me pishinë e palma. /Prive.al