Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, vazhdon shpalosjen e ‘opinioneve’ dhe gjërave të ndryshme në profilin e saj në Instagram.
Këtë herë Zani është marrë me një çështje mjaft interesante siç është ‘bukuria’ duke treguar se si e sheh ajo këtë aspekt tek njeriu.
‘Bukuri nuk është të kesh një fytyrë të pashme, por të kesh një mendje, zemër e shpirt të ndritur’.
Nuk dihet nëse ky postim i adresohet dikujt apo thjesht ishte një emocion i momentit i cili shtyu këngëtaren ta publikojë edhe në profilin e saj. /Prive.al/