Ka arsye të shumta pse njerëzit e gjejnë vetën në një lidhje në distancë.
Edhe pse teknologjika na mundëson që të qëndrojmë në kontakt pothuajse të vazhdueshëm me personat që i kemi në distancë, kjo nuk i eliminon të gjitha sfidat dhe punën që duhet për të ruajtur një marrëdhënje në distancë.
Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e veta, por është shumë e rëndësishme që linjat e komunikimit dhe besimit të mbeten të hapura për ata që janë larg njëri-tjetrit.
Ekspertët e takimeve thonë se komunikimi me partnerin është shumë i rëndësishëm në çdo marrëdhënie, por veçanërisht kur nuk jeni fizikisht afër, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Sipas ekspertëve, frekuenca e komunikimit është më pak e rëndësishme sesa cilësia dhe thellësia e tij.
Eksperti i marrëdhënieve të Eharmony, Rachael Lloyd tha se komunikimi është çelësi i një lidhje.
“Që një marrëdhënie në distancë të funksionojë, komunikimi është çelësi”, tha ai.
Për të pasur një lidhej në distancë të shëndoshë duhet të diskutoni me partnerin tema interesante dhe të rëndësishme që iu tregojnë më shumë për personin tjetër.
Gjuha e dashurisë i referohet mënyrave në të cilat njerëzve u pëlqen të japin dhe marrin dashuri.
Ekspertët dallojnë pesë pika kyqë për një lidhje të shëndoshë, që janë fjalët e pohimit, koha cilësore, veprimet ndaj partnerit, dhurata dhe prekjet.
Njohja e asaj që partneri juaj ka nevojë të ndihet i dashur mund të ndihmojë në mbajtjen e një marrëdhënieje të fortë dhe të shëndetshme në distancë.