Çfarë duan gratë? Ua thotë Klajdi Haruni

By

Çfarë duan gratë? Një pyetje që ka lënë pa përgjigje shumë njerëz.

Tashmë është bërë edhe shaka për faktin se një grua do aq shumë saqë është e vështirë të komunikohet me fjalë.

Madje edhe libra janë shkruar në lidhje me këtë, shembull kemi librin e autorit Daniel Bergner, që mban titullin, “Çfarë duan gratë?”.

Gjithsesi këngëtari Klajdi Haruni duket se ka gjetur përgjigjen. Sipas tij gratë duan një gjë të thjeshtë – fjalëkalimin e Instagramit.

Ndoshta ai po flet për një grua në jetën e tij, ndoshta edhe jo. Por sido që të jetë skenari, këngëtari do ta ketë shumë të lehtë me gratë tash e tutje pasi ka zbuluar se ‘çfarë duan gratë’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm