Reperja Cardi B, e cila është me origjinë nga Bronx-i, planifikon të paguajë shpenzimet e funeralit për ata që humbën jetën në një zjarr vdekjeprurës në atë lagje të New York-ut.
Në total, 17 njerëz vdiçën pasi një zjarr shpërtheu në ndërtesën e tyre të banimit në Bronx.
Cardi B tha në një deklaratë për CNN se “Unë jam jashtëzakonisht krenare që jam nga Bronx dhe kam shumë familjarë dhe miq që jetojnë dhe punojnë ende atje”.
“Kështu që, kur dëgjova për zjarrin dhe të gjitha viktimat, e kuptova se duhej të bëja diçka për të ndihmuar,” tha ajo. “Nuk mund të filloj të imagjinoj dhimbjen dhe ankthin që po përjetojnë familjet e viktimave, por shpresoj që të mos shqetësohen për shpenzimet që lidhen me varrosjen e të dashurve të tyre, ne do ti ndihmojmë ndërsa ata të ecin përpara dhe të shërohen. Unë dërgoj lutjet e mia dhe ngushëllime për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e tmerrshme”.
Sipas përfaqësuesit të saj, artistja bashkëpunoi me The Mayor’s Fund to Advance New York City për t’u siguruar që familjet e të gjitha viktimave do të përfshiheshin në donacionin e saj dhe “që dëshirat e fundit për të dashurit e tyre të përmbusheshin”.
“Ne jemi mirënjohës për Cardi B, një superyll i vërtetë në dhe jashtë mikrofonit, për dhënien e një ndihme financiare kritike për familjet e viktimave,” tha kryetari Eric Adams në një deklaratë. “Qyteti do t’i jetë përgjithmonë mirënjohës asaj dhe gjithashtu donatorëve bazë dhe partnerëve të korporatave që kanë qenë në gjendje të ofrojnë mbështetje të menjëhershme për fqinjët tanë në nevojë, gjatë kësaj kohe të vështirë”.