Capital T u ofron ndihmë dhe strehim të prekurve nga tërmeti

By

Në një situatë të jashtëzakonshme si kjo e sotmja shumë njerëz bënë të pamundurën që tu ofrojnë ndihmë dhe përkrahje viktimave të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Sot, Shqipëria u trondit nga tërmeti që rezulton të jetë më i forti nga 70 vjetët e fundit. Një tërmet 6.4 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë, në afërsi të Durrësit, në orët e para të mëngjesit të së martës. Raportohet për viktima në njerëz dhe shkatërrime të shumë ndërtesave.

Edhe Capital T më anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram njoftoi se po hap dyert e shtëpisë së tij në Prishtinë për të prekurit nga tërmeti, që kanë nevojë për strehim dhe shpenzime tjera.

Në postimin e mëposhtëm gjeni videon e Capital T si dhe numër për kontakt.

Për më tepër sonte në emisionin “Nd’rrimi i Natës” me Alaudin Hamitin në bashkëpunim me organizatën bamirëse Fundjavë Ndryshe, do të organizojnë mbledhje të fondeve drejtpërdrejtë sonte në Klan Kosova, me fillim nga ora 21:30.

Të gjitha fondet e mbledhura dedikohet për të prekurit nga tërmeti. Të ftuar në studio do të jenë, këngëtarja me prejardhje nga Durrësi Lori Kaqka, reperi Mozzik dhe aktori Kushtrim Sheremeti.

Klikoni KËTU për dhuruar donacione në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm