Reperi Capital T duket të jetë tejet unik edhe në të bërit dhurata.
Këtë e ka zbuluar menaxheri i ‘Babastars’, Dekorim Sahiti përmes Instagramit.
AI ka ndarë dhuratën e Kapos i cili performoi mbrëmë në ‘Zone Club’.
Një palë atlete të personalizuara me Prishtinën dhe logon e ‘Babastars’ kanë qenë zgjedhja e Trimit për mikun e tij i cili pa dyshim se nuk ka pasur më herët një palë atlete kaq unike.
Kujtojmë se në planin profesional, Capital T po merret me koncertin e karrierës në Tiranë në muajin Shtator. /Prive.al