Këngëtari i njohur kosovar Butrint Imeri, e ka gati për publikim këngën e radhës.
Imeri pas lansimit të këngës solo “Hajt Pak”, e cila u pëlqye mjaft nga audienca që ndjek muzikën e këngëtarit, po publikon një bashkëpunim.
Bëhet fjalë për një duet me artistin zviceran Nemo, derisa pjesa e Butrintit pritet të jetë në shqip e edhe kjo këngë e ka melodinë si edhe këngët e tjera të Imerit.
Pak nga projekti i ri mund të ndiqni në videon më poshtë: