Këngëtari Butrint Imeri ditë më parë la të kuptohej se së shpejti do të rikthehej me një këngë të re.
E pak kohë para lançimit të këngës së parë vitin 2024, Butrinti ka paralajmëruar se projekti i ri muzikor do të jetë një “hit”.
“Rrini gati për bombën e ardhshme”, ka mbishkruar ai mbi një foto të nxjerrë nga kanali i tij në Spotify.
Kujtojmë se para pak ditësh, ai udhëtoi drejt Dubait, nga ku publikoi fotografi me Don Xhonin, derisa shiheshin edhe mjete të xhirimit të klipeve.