Ndonëse ishte ky një vit që e gjithë bota u përball me një pandemi, artistët kanë deklaruar se kane qenë edhe më të inspiruar për prurje të reja muzikore.
Për fat të mirë, muzika nuk u ndal asnjëherë.
Në anën tjetër, Buta u shkëput për disa muaj nga prurje të reja muzikore, por jo edhe nga muzika.
Reperi Buta ka paralajmëruar projektin e ri muzikor me titull “E thirrën policinë”.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth kohës së publikimit të këngës, por njoftoi se do të jetë e shoqëruar edhe me klip.
Në llogarinë e tij në Instagram, Buta postoi një video të shkurtër, ku sjell disa sekuenca të projektit të ri. /Prive.al