Anjeza Shahini me 7 shtator kurorëzoi larg syrit të mediave dhe publikut dashurinë me Paul Edward Connolly.
Tek disa ditë pas dasmës këngëtarja nisi postimet në rrjetet sociale duke ndarë momente nga ceremonia.
Një detaj interesant e ka zbuluar Anjeza sot në Instagram. Kopsat e këmishës së bashkëshortit përbëheshin nga flamuri kuq e zi me shqiponjën në mes.
Duket se diplomati britanik me këtë gjest ka dashur të dëshmojë dashurinë për vendlindjen e gruas së tij duke mos vuajtur nga komplekset nacionaliste.
Ndryshe, dasma u zhvillua në Toskanën piktoreske të Italisë me rreth të ngushtë të familjarëve e miqve. /Prive.al/