Burrat tregojnë se çfarë duan nga partnerja e tyre në shtrat!

By

Ndonjëherë femrat nuk dinë si të sillen në shtrat, mirëpo meshkujt iu vijnë në ndihmë duke iu dhënë disa këshilla. “Cosmopolitan” iu ka kërkuar disa meshkujve që të japin këshilla për femrat, për seksin.

Ja si janë përgjigjur disa prej tyre:

-Ki vetëbesim aq sa mundesh. Kur jam i magjepsur në sensualitetin tënd nuk mendoj për pasiguritë e mia dhe mund t’a shijoj si duhet. Duhet të dish kur të më lësh mua në kontroll, por ndonjëherë merre ti kontrollin. Balanci i dominancës është shumë seksi.

-Kur je sipër meje, është e mrekullueshme kur bëhesh e egër dhe lëviz shpejt.

-Mos ki frikë të na tregosh se çfarë do: fantazitë, aktet, pozicionet.

-Më puth, më mbaj, më prek. Ji më e dashur.

-Fol me ne. Është shumë më mirë nëse na tregon çfarë të pëlqen dhe çfarë jo. Nëse e shtir orgazmën për të na bërë të ndihemi më mirë për performancën tonë nuk i ndihmon askujt.

-Sigurohu që ne e dimë që po e shijon. Edhe nëse nuk të pëlqen të flasësh pistë duhet të thuash diçka sepse meshkujve iu pëlqen të dinë se po bëjnë një punë të mirë.

-Masturbou para neve. Është shumë eksituese t’iu shohim duke u kënaqur dhe të jemi të ndaluar të prekim.

-Mos e shtrëngo shumë penisin me dorën tënde, nuk është test fuqie.

-Mbaj kontaktin me sy gjatë seksit oral. Është pjesa më e mirë, por shumë femra nuk e bëjnë.

-Buzëqesh gjatë seksit. Është eksituese kur e dimë që po kënaqesh.

-Ji më e zhurmshme dhe ji më e hapur për pozicione të ndryshme.

-Mbështilli këmbët rreth trupit tim dhe më afro.

-Na udhëzo gjatë seksit oral, trego çfarë të pëlqen.

-Mos ki frikë të jesh mbi ne. Bëhet shumë e mërzitshme nëse jam unë gjithmonë në kontroll.

Artikuj të ngjashëm