Bujar Qamili pas shërimit nga COVID-19: “Kam lindur për të dytën herë”

By

Rreth një muaj më parë, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Bujar Qamili u përball me COVID-19.

Në një intervistë për “Sport Show”, artisti rrëfeu momentet e vështira në të cilat kaloi gjatë kohës kur ishte me COVID-19.

Ai tha se gjendja e tij shëndetësore kishte qenë aq e rëndë, saqë dëshironte të mos jetonte më.

“Me të vërtetë kam kaluar një problem shumë të madh, njerëzit ngaqë nuk e kanë provuar unë i shoh nëpër televizione, lokale, por të kenë kujdes të vendosin maskë për Zotin nuk ka gjë më të rëndë që mund të kalojë njeriu në jetë”, u shpreh ai.

Derisa e kujton atë periudhë dhe apelon për kujdes, këngëtari thotë se i duket se ka lindur për herë të dytë.

“Më mirë t’i them vdekjes më merr sa të kaloja gjithë atë periudhë një muaj. Ka qenë shumë shumë gjendje e rëndë, por kam lindur për të dytën herë”, ka thënë Qamili. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm