Britney Spears humbet betejën gjyqësore ndaj babait të saj

By

Një gjykatë amerikane ka hedhur poshtë një përpjekje të 38 vjeçares, Britney Spears, për të larguar babanë e saj nga detyra e kujdestart të pasurisë së saj.

Jamie Spears ka qenë kujdestari ligjor i vajzës së tij për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor.

Avokati i zonjës Spears tha se ylli i popit ishte “e frikësuar” prej tij, dhe se ajo nuk do të performonte për aq kohë sa ai të qëndronte në këtë rol.

Avokati i babait të saj argumentoi se ai gjithmonë vepronte në interesin më të mirë të vajzës së tij.

Një gjykatës tha se ajo do të merrte parasysh ankesat e ardhshme për shkarkimin ose largimin e tij të plotë.

Në ndërkohë, me kërkesë të zonjës Spears, kompania financiare Bessemer Trust është emëruar si bashkë-konservator.

Gjatë një seance të martën, avokati i zonjës Spears, Samuel Ingham, tha se ajo dhe babai i saj nuk kanë asnjë “marrëdhënie të qëndrueshme pune” dhe nuk kanë folur për një “kohë të gjatë”.

Artikuj të ngjashëm