Britney Spears e quajti të Premten “ditën më të mirë ndonjëherë” pasi konservaorit të saj 13-vjeçar i erdhi fundi, duke falënderuar fansat e saj që ndihmuan për ta liruar.
“Oh Zot i dua shumë fansat e mi, është çmenduri! Mendoj se do të qaj pjesën tjetër të ditës!”, Dita më e mirë ndonjëherë, falenderojeni zotin, a mund të marr një amen?”, shkroi ikona e popit 39-vjeçar në postimin e saj në Instagram, pasi u publikua lajmi se një gjyqtar i dha fund konservatorit.
View this post on Instagram
Fitorja nuk ishte e papritur, pas largimit të babait të Britneyt, Jamie Spears, nga roli i tij si konservator në fund të shtatorit.
“Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur. Është një gënjeshtër,” tha Spears gjatë seancës të qershorit, në të cilën ajo gjithashtu kritikoi babanë e saj.