Rita Ora tregoi muskujt e tonifikuar ndërsa mori pjesë në një darkë dhe festë private të organizuar nga Monot të mërkurën (12 tetor) në Londër, Angli.
Rosie Huntington Whiteley dhe Jared Leto ishin gjithashtu të pranishëm së bashku me modelen britanike Jourdan Dunn, Kate Hudson dhe Kate Moss.
Në një intervistë të fundit, Rita foli për lidhjen dhe martesën e saj me regjisorin dhe aktorin Taika Waititi. “Unë e dua dashurinë,” tha ajo. “Kam besuar gjithnjë në të dhe gjithmonë kam ndjerë – gjithmonë kam dashur përrallën. Jam rritur duke dashur kwtw. Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet. E dua Taika”.
Muajin e kaluar këngëtarja 31-vjeçare u nderua nga Presidenti i Shqipërisë me çmimin Naim Frashëri.
Jared Leto do të luajë dhe prodhojë një film për stilistin e famshëm Karl Lagerfeld, më i njohur për punën e tij si drejtor artistik i Chanel. /Prive.al