Brenda ditëlindjes madhështore të bashkëshortes së Ardit Gjebreas

By

Bashkëshortja e prezantuesit Ardit Gjebrea, Anila festoi mbrëmë ditëlindjen në një event madhështor shumë të ftuar edhe nga fytyrat publike, në një prej hoteleve të Tiranës.

Njerëz nga televizioni, politika dhe jo vetëm u bënë bashkë për festë deri në orët e hershme të mëngjesit.

Në këtë event, për muzikën u përkujdes këngëtarja Juliana Pasha mirëpo pashmangshëm, mikrofonit si këngëtar i është rikthyer edhe Ardit Gjebrea i cili interpretoi disa prej hiteve të pavdekshme të tij.

Kanë qenë të ftuarit ata që kanë ndarë pjesë nga ky event ku mes tjerash të pranishëm kanë qenë edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm