Brad Pitt ktheu përgjigjjen për akuzat e ish-bashkëshortes Angelina Jolie se ai e kishte sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi të trazuar me avion privat në vitin 2016.
Përfaqësuesi i yllit i tha CNN të mërkurën se pretendimet e bëra në një kundërpadi të re të paraqitur më 4 tetor janë “plotësisht të pavërteta”.
Jolie, pretendoi në dokumentet e gjykatës të siguruara më parë nga Page Six se Pitt, “kapi për fyti njërin nga fëmijët dhe goditi një tjetër në fytyrë” gjatë një mosmarrëveshjeje që ndodhi ndërsa familja po udhëtonte nga Franca në Kaliforni.
Ylli i “Maleficent” gjithashtu pretendoi në padi se burri i saj i atëhershëm “e kapi” atë “nga koka dhe e tundi”.
FBI hetoi Pitt për abuzim të dyshuar të fëmijëve në vitin 2016.
Jolie u dha autoriteteve federale foto të mavijosjeve që ajo pretendonte se kishte marrë si rezultat i sulmit të supozuar të yllit të “Fury”.
Imazhet dukej se tregonin lëndime në dorën, shpinën dhe bërrylin e yllit të “Salt”.
Megjithatë, autoritetet arritën në përfundimin se nuk kishte nevojë të ndiqeshin akuza penale kundër Pitt për shkak të “disa faktorëve”, sipas të dhënave gjyqësore të marra nga Page Six.
Jolie argumentoi në kundërpadinë e re, megjithatë, se agjenti i FBI-së që hetoi akuzat kishte “shkak të mundshëm për të akuzuar Pitt për një krim federal për sjelljen e tij atë ditë”.
Ndërkohë, Pitt ka tentuar të ndryshojë jetën e tij duke u larguar nga alkooli në vitin 2019.
Burime të afërta me yllin e “Once Upon a Time in Hollywood” i thanë TMZ se akuzat e “ripërsëritura” të Jolie janë një përpjekje për të larguar gjashtë fëmijët e saj nga babai i tyre.
Ylli i “Tomb Raider” pohoi në dokumentet se Pitt u përpoq ta detyronte atë të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi për ta heshtur atë mbi “abuzimin fizik dhe emocional të saj dhe fëmijëve të tyre” si kusht për një marrëveshje që ata kishin në lidhje me shitjen e Château Miraval dhe vreshtin e saj fitimprurës, por ajo nuk pranoi.
Burimet i thanë TMZ se Jolie dyshohet se ka “helmuar” fëmijët e tyre kundër babait të tyre dhe, si rezultat, ai ka pak ose aspak marrëdhënie me ta.