Bota e muzikës është në zi, pasi njëri prej këngëtarëve shumë të njohur, vdiq…
Kyle Pavone, vokalisti kryesor i grupit ‘We Came As Romans’, ka vdekur në moshën 28-vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Grupi konfirmoi lajmin përmes Instagramit me një postim të prekur për Kyle.
Shkaku i vdekjes ende nuk dihet. Ai u shtrua në spital më 19 gusht dhe vdiq të shtunën në mëngjes.
‘Sot muzika humbi një njeri të madh, Kyle Pavone nga ‘We Came As Romans’. Humbja tragjike e Kyle erdhi shumë herët. Të gjithë jemi të shkatërruar nga vdekja tij. Ne kemi humbur buzëqeshjen tij, sinqeritetin e tij, shqetësimin e tij për të tjerët, dhe talentin e tij mbresëlënës muzikor’, ka shkruar grupi.
‘Në vend të luleve ne do të japim informacion në lidhje me donacionet e bamirësisë këtë javë që vjen. Familja dhe grupi dëshirojnë të falënderojnë fansat dhe komunitetin e muzikës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen e tyre’, shtuan ata.
Një nga postimet e fundit të artisti të ndjerë ka qenë më 18 gusht dhe përfshiu një këngë nga grupi të vitit 2017 – ‘Promise Me’.