Bora Zemani sonte hedhë në treg linjën e saj të veshjeve

By

Dita e sotme është e veçantë në kalendar dhe njihet si datë palindrome, e cila nuk ndryshon nëse lexohet nga e majta në të djathtë. Një gjë e rrallë absolute që ndodh vetëm disa herë gjatë mijëvjeçarëve.

Për vendet që transkriptojnë datat duke e vendosur ditën e parë, pastaj muajin dhe më pas vitin, ka vetëm 366 ditë palindrome mbi 10,000 vjet.

Në këtë shekull ajo kishte ndodhur tashmë herë të tjera, të tilla si 10.02.2001, 20.02.2002, 01.02.2010, 11.02.2011 dhe 21.02.2012. Tjetra do të jetë 9 Shkurt 2092, ndërsa e fundit, para një pushimi prej disa shekujsh, do të jetë 29 Dhjetori 2192. Pas kësaj date, do të na duhet të presim 3000 (ose më saktë 10.03.3001).

E duket se në këtë ditë të veçantë, prezantuesja Bora Zemani ka vendosur të lansojë linjën e saj, mbase për ogur të mbarë.

Përmes rrjeteve sociale, Zemani ka bërë të ditur se në orën 20:20 linjën e veshjeve sportive ‘B.Zzz’ të cilën paraprakisht e pamë të veshur për efekt promovimi nga Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti, Ermal Hoxha.

Me këtë veprim, Bora hyn në listën e figurave publike që kanë lansuar linjat/koleksionet e tyre si Noizy, Capital T e dikur Agnesa Vuthaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm