Fakti që u bë nënë, nuk ka ndikuar aspak në fizikun e saj të përkryer.
Majlinda Zeka, emri i së cilës është lakuar shumë në shtypin rozë për shkak të lidhjes së saj me reperin Majk, është me padyshim nga nënat më seksi në mesin e të famshmeve shqiptare.
Zeshkane, një fytyrë si kukull dhe me një trup si “selvi”, ajo është nëna e të voglit Roan, por që epiteti nënë nuk po i shkon aspak, në kuptimin e mirë të fjalës.
Zeka ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një fotografi bashkë me Roanin, të cilin po e mbanë në krahë.
Aty mund të vërehet që ajo ka rikthyer formën e mëhershme trupore tërësisht dhe po duket shumë fit, në një palë tuta sportive me motive ushtarake. /Prive.al