Estrada shqiptare së fundmi ka njohur shumë prurje të reja.
Me risi në stil, depërtimi dhe katapultimi drejt famës ka qenë i shpejtë për faktin që secili prej tyre, unik në atë që sjell është përqafuar nga publiku.
E një prej emrave që po merr vëmendje është reperi Bomba.
Ai rreth tre javë më parë ka publikuar projektin “E.M” nën vulën e PINT i cili ka marrë goxha vëmendje në rrjete sociale, me kritika pozitive nga publiku.
Këngët e tij janë të shkruara nga vetë reperi teksa K-Master është zgjedhur për përpunimin.
Për të gjithë ju që se keni dëgjuar, më poshtë projekti i cili ka marrë vëmendje të madhe javëve të fundit. /Prive.al