Bob Dylan mohon se abuzoi seksualisht me një 12 vjeçare

By

Kantautori amerikan Bob Dylan është paditur nga një grua që thotë se ai abuzoi seksualisht me të në 1965 kur ajo ishte 12 vjeç.

Padia pretendon se Dylan “shfrytëzoi statusin e tij si muzikant për t’i siguruar [paditëses] alkool dhe drogë dhe abuzuar seksualisht me të shumë herë”.

Aty thuhet se abuzimi ndodhi në apartamentin e Dylan në Chelsea Hotel të Nju Jorkut.

Zëdhënësi i Dylan i tha BBC se “pretendimi 56-vjeçar është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë”.

Padia u ngrit të premten e kaluar në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut sipas Aktit të Shtetit për Viktimat e Fëmijëve.

Akuzuesja që aktualisht jeton në shtetin e Konektikatit – identifikohet vetëm nga inicialet e saj, J.C,

Ajo tha se këngëtari, 80 vjeç, i kishte shkaktuar “dëm të rëndë psikologjik dhe trauma emocionale”, dhe po kërkon dëme të papërcaktuara.

Dylan – i cili ka lindur si Robert Allen Zimmerman – ka shitur më shumë se 125 milionë albume në të gjithë botën gjatë një karriere që zgjati gjashtë dekada.

Në vitin 2016, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi, duke u bërë kompozitori i parë që fitoi çmimin prestigjioz.

Artikuj të ngjashëm