Shumë nga artistët tanë në bagazhin e tyre muzikor posedojnë ndonjë këngë që sado pak përmban motive patriotike.
E këtij numri të artistëve do ti shtohen edhe emrat e dyshes Blunt&Real të cilët nuk njihen për produkte të këtij lloji.
Pas projektit ‘Rrugës’ ata do të vijnë me një këngë patriotike për nder të 28 nëntorit.
Ngjyrat kuq e zi, shqiponja dy krenare dhe fjalët e mëdha për shqiptarët pritet të zënë vend në produktin e ri të tyre.
E si do t’ia dalin dyshja kësaj here në këtë eksperiment mbetet të shihet përderisa edhe ideja për një prodhim të tillë mbetet mjaft interesante. /Prive.al/