Blero, një baba krenar!

By

Në festat e Nëntorit, ata që angazhohen ndoshta më së shumti janë fëmijët. Vjersha, këngë e shumë vizatime bëhen gati për organizimet përpara prindërve.

Një të tillë, sot ka pasur rastin ta përjetojë në cilësinë e babait edhe këngëtari Blero pasiqë vajza e tij Tara sot ka pasur programin e saj të parë parashkollor.

Babë Krenar. Programi i parë parashkollor i Tarës për ditë të flamurit . Moment shumë i veçantë për mua, babi të don deri në frymëmarrjen e fundit. – ka shkruar ai në videon e postuar në Instagram.

Ndryshe, në planin artistik Blero pak ditë më parë publikoi këngën e tij të re që brenda një jave, kapi shifrën milionëshe të shikimeve në Youtube. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm