Këngëtari i njohur, Blero, siç tashmë dihet është mjaft i lidhur me vajzën e tij Tara.
Takimet e shumta mes dyshes janë diçka më se e zakonshme teksa në këto takime mes tyre ndodhin jo pak aktivitete.
I fundit ka qenë një ‘sesion vizatimi’ nga Tara e cila ka mahnitur të atin me aftësitë e saja në vizatim edhe pse mjaft e re në moshë.
Ajo që e ka bërë edhe më tepër Bleron të ndihet krenar është imagjinata që vajza ka përdorëur në përshkrimin e katër stinëve të vitit.
Këto fakte e shtynë edhe më tepër artistin që pikturën në fjalë ta publikojë edhe në Instagram. /Prive.al/