Një detaj nga dasma e madhe që pritet të ndodh në shtator është zbuluar.
Dyshja e njohur, këngëtari Blerim Muharremi dhe modelja Afrona Dika, do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre gjatë muajit shtator, saktësisht me datën 21.
Dhe tashmë ata kanë zbuluar se do kenë mbi 600 të ftuar, shumë të famshëm në mesin e tyre dhe kanë bërë publike edhe se si do duken ftesat e dasmës.
Të veçanta dhe me një dizajn të lezetshëm, dyshja tashmë kanë nisur të shpërndajnë ftesat e dasmës tek miqtë e tyre. /Prive.al