Pasi u shpall fajtor në Suedi, flet reperi i njohur

By

A$AP Rocky është deklaruar pasi është shpallur fajtor për sulm nga gjykata suedeze.

Përderisa reperit 30-vjeçar nuk do t’i duhet të kalojë më kohë në burg, ai thotë se është i zhgënjyer nga rezultati.

“Sigurisht se jam i zhgënjyer nga verdikti i sotëm. Dua t’i them faleminderit sërish të gjithë fansave të  mi, miqve dhe të gjithëve që me kanë dhuruar dashuri gjatë kësaj kohë të vështirë. DO të vazhdoj të eci tutje”, shkroi A$AP në Instagran.

“Faleminderit ekipit tim, menaxhmentit, avokatëve, shtëpisë diskografike dhe të gjithëve që luftuan për drejtësi”, shtoi ai.

Po ashtu edhe dy anëtarë të rrethit të tij u dënuan pas përleshjes e cila ndodhi me 19-vjeçarin Mustafa Jafari në fund të qershorit.

A$AP u lirua nga burgu në fillim të gushtit dhe ishte rikthyer shpejt në SHBA.

Artikuj të ngjashëm