Distancën e kanë mposhtur sërish kur janë bërë bashkë në Prishtinë për dasmën e kolegut Mark Marku.
Afrona Dika dhe Blero Muharremi si mysafirë sonte tek ahengu i Norës dhe Markut tashmë janë gati dhe në foton e fundit, definitivisht po shkëlqejnë.
E veshur në të kuqe me një pamje të kuruar nga Sellma dhe Kaci, Afrona mahnitë me dukjen teksa Blero, i veshur në të zeza duket si zotëri i vërtetë në imazhin e ndarë në Snapchat.
Mbetet të shihet me ecurinë e festës se kush tjetër nga estrada do jetë i ftuar në eventin për të cilin Prive.al ka njoftuar se do jetë tejet luksoz. /Prive.al/