Blerim Destani është një ndër aktorët shqiptarë më të suksesshëm përtej trojeve shqiptare.
Përpos kësaj, ka krijuar edhe biznese të tjera të cilat i zhvillon paralel me profesionin e tij.
Vite më parë krijoi linjën e xhinseve ‘Red and Black Jeans’ e ndërsa tani pasionin e tij për orët po e kthen në biznes.
QuntoWatches është emri i sipërmarrjes së re të Blerimit që do të jetë me lokacion në mes të Dusseldorf-it.
QuntoWatches do të jetë emri i ri i orëve luksoze të markave si: Rolex, AP, Breitling etj.
Nesër do të bëhet hapja private me të ftuarit e Destanit e ndërsa e hapja zyrtare do të jetë me datë 1 dhjetor.