Bleona Qereti ngriu vezët dhe ja edhe sa kohë do bëhet nënë

By

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, ka qenë shumë transparente me fansat dhe ndjekësit e saj, duke treguar hap pas hapi një procedurë tejet personale.

Qereti e cila e ka bërë publik vendimin për ngrirjen e vezëve, ka treguar se si shkon procedura ndërsa një gjë e tillë, bëhet nga gratë të cilat më vonë në jetën e tyre duan të kenë fëmijë.

Këngëtarja e cila është single dhe nuk ka ndonjë partner në jetën e saj që ajo e ka konsideruar të denjë t’ia prezantojë publikut, megjithatë dëshiron fëmijë.

E pyetur nga Prive se kur pritet të bëhet nënë ajo ka thënë:

“Ngrirja e vezëve është procedure. Ka edhe dy vjet të mbarohet si punë e pastaj shohim”, ka thënë këngëtarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm