Bleona Qereti ka për të thënë diçka për çiftin Haradinaj (FOTO)

By

Bleona Qereti, u takua mbrëmë me miken e saj më të mirë të shkollës, Anita Muçajn, e më pas edhe me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte i ftuar në “Kurthin e Piter Pan”.

Këngëtarja postoi një fotografi me çiftin Haradinaj duke e përshkruar atë kështu: “Anita Muçaj – është fjalë për fjalë mikja ime më e mire nga shkolla (Akademia e Arteve) dhe ai është burri më i mirë nga të gjithë– një forcë që duhet llogaritur”.

Kreu i Qeverisë, tha mbrëmë se e do nënën më shumë se Anitën pasi ajo ka mbetur e vetmuar që pas vdekjes së babait të tij.

Përveç kësaj, Haradinaj këndoi me fëmijët këngen “Xhamadani vija vija”, duke treguar kështu aftësinë e tij edhe në muzikë.

Artikuj të ngjashëm