Është duke bërë jetë paralele mes Shqipërisë dhe Amerikës por kjo nuk do të thotë se Bleona ka hequr dorë përkohësisht nga ëndrra e saj për depërtimin në tregun ndërkombëtar të muzikës.
Ajo po vazhdon të punoj intenvizisht në projekte të reja, edhe e inspiruar nga suksesi që pati gjithandej në top lista në Amerikë e gjetiu singli i saj i titulluar ‘Take You Over’.
Mësohet se Bleona është në përgatitje të një albumi i cili pritet të lançohet në vitin 2017 e ku ‘dorë kanë’ emra të mëdhenj producentësh botërorë.
Mes tyre, edhe producenti i yllit botëror Bon Jovi.
Me një vullnet të paparë për të kapur suksesin e ëndrrës amerikane, Bleona me gjasë nuk e ka ndërmend të ndalet. /PRIVE.AL/