Në krijimet e tij muzikore, ai pothuajse gjithmonë ka prekur aktualitetin në vend. Gjendja e rëndë ekonomike dhe politike gjithmonë ka zënë vend në tekstet e reperit BimBimma.
Ai shpeshherë nuk ka përtuar as të tregohet i ashpër ndaj liderëve politikë që kanë katandisur popullin në këtë gjendje.
E sot, në një situatë mjaft të tensionuar kur qetësia dhe dhuna duket se ndahen me fije peri, ai ka treguar haptazi orientimet e tij politike.
Nga sheshi Skenderbeu ku opozitarët janë pozicionuar tash e disa ditë në kundërshtim të ekzekutivit, ai ka postuar një video.
‘Poshtë Qeveria’ – ka thënë shkurt e shqip në profilin e tij në Instagram. /Prive.al/