I ftuar mbrëmë në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, reperi i famshëm kosovar i Bim Bimma, ka folur me sinqeritet të madh për ndodhitë në karrierën e tij.
Bim Bimma, i cili vjet më parë e ka themeluar grupin NR e më pas edhe P.I.N.T bashkë me MC Kreshën dhe reperin Lyrical Son, është shprehur se “ata nuk janë burra dhe s’kanë vizion”.
“Unë kam vizion dhe nuk punoj me njerëz që s’kanë vizion. Unë jam burrë dhe i fjalës, e ata s’janë burra. Kam menduar se e përkrahin ideologjinë që qëndronte prapa P.I.N.T por nuk ka qenë ashtu”, ka thënë Bim Bimma.
“Prej kur e kom marr qenin po ka sens ky sen, tash po më sillet në kry shpesh ky sen, c’është ky sen? A u dashtë me marr qenin për me pas sens ky sen”, citon ai nje varg te njeres nga kenget e tija.
“Këtë ua kam dedikuar atyre që janë paraqitur i përkrahës të punës dhe ideologjisë dhe si ushtarë të së drejtës, deri në momentin kur i kanë arritur qëllimet e veta. Janë treguar hiena. Kam munduar se kam punë me burra, dhe burrat njihen si personazhe që e mbajnë fjalën e vet. Kam pritur që ata ta mbajnë fjalën”, ka deklaruar Bim Bimma, me reference te Lyrical Son e MC Kresha.
“Emra nuk do përmendi, janë të qartë edhepse s’i përmendi”, ka thënë Bim Bimma.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në linkunë më poshtë: