Reperi i famshëm kosovar Burim Kursani, i njohur po ashtu me nofkën artistike Bim Bimma, sot publikon një libër.
Disa nga poezitë e tij, i ka mbledhur e botuar ndërsa promovimin e kësaj vepre, do e bëjë sot në Prishtinë.
I ftuar në Nd’rrimin e Natës këtë javë, ai ka rrëfyer se të gjitha poezitë janë të shkruara në gegërisht, ndërsa librin ia ka dedikuar djalit të tij Gegës.
Libri me poezi i Bimit, do të promovohet sonte prej orës 19:00-të në Menzën “Ramiz Sadiku” në lagjen Pejton në Prishtinë, ndërsa librin nga sot, mund ta gjeni edhe në Panairin e Librit në Prishtinë.