Billie Eilish do të bëjë përsëri histori.
Këngëtarja, e cila mbush 20 vite në muajin dhjetor, është shpallur si përformuese për Festivalin e ardhshëm “Glastonbury”.
Sipas llogarisë së verifikuar të festivalit në Twitter, ajo do të jetë “përformuesja më e re ndonjëherë”.
We are very excited to confirm that @billieeilish will headline the Pyramid Stage on the Friday night at Glastonbury 2022, to become the Festival’s youngest ever solo headliner. This will be her first UK festival headline performance. pic.twitter.com/k307gNKyAU
— Glastonbury Festival (@glastonbury) October 4, 2021
“Ne jemi shumë të ngazëllyer për të konfirmuar se Billie Eilish do të kryesojë Fazën Piramidale të premten mbrëma në Glastonbury 2022, për t’u bërë përformuesja më e ri e këtij festivali ndonjëherë,” thuhet në postimin e tyre nëTwitter.
“Kjo do të jetë shfaqja e saj e parë kryesore e festivalit në Mbretërinë e Bashkuar”.
Eilish gjithashtu theku rekord në vitin 2020, duke u bërë interpretuesja më e re solo që ka fituar çmimin për albumin e vitit në historinë e Grammy.