Revista e famshme amerikane Bollboard, ka bërë përzgjedhjen e videoklipeve muzikore që ishin “boom” gjatë shekullit të 21-të.
Lista me Top 100 videot, përfshin historinë muzikore të këtij shekulli e na sjellë ndër mend edhe kohën kur MTV ishte kanali që transmetonte videot më të fundit muzikore në botë.
Nga Backstreet Boys, Britney Spears, Christina Aguilera e shumë emra të tjerë të përfshirë në listë e deri te Dua Lipa.
Këngëtarja zë vendin e 74-tërt për videon më të mirë të shekullit, të këngës “New Rules”.
Ndërsa me plot meritë, Billboard e ka vënë të parin videospotin muzikor të Lady Gagas, “Bad Romance”. /Prive.al