Në një mendje: Kjo është kënga e re e Elvanës që e pëlqejnë të ftuarit e koncertit (VIDEO)

By

Pak ditë më parë, këngëtarja Elvana Gjata në një rreth miqsh dhe fytyrash publike publikoi albumin e saj të ri ‘3’ i cili përbën rikthimin e saj me një kapitull të ri, në tregun muzikor shqiptar.

Një ndejë e menduar më private u pasua me zbulimin e shumë detajeve, në një epokë të përdorimit masiv të rrjeteve sociale.

E shumë prej të ftuarve, ndanë pak edhe sekuenca nga këngët e reja të Elvanës.

E duket se të gjithë, janë në një mendim kur flasin për të preferuarën!

Jonida Vokshi, Lola Haradinaj, Valdrin Sahiti, Oriola Marashi e emra të tjerë kanë vendosur të ndajnë me ndjekësit ‘Më fal’, që sipas të gjitha gjasave është kënga që pëlqejnë më së shumti.

Ky krijim muzikor, i punuar nga Pirro Çako, me orkestrm të Darko Dimitrov, ka tekst të këngëtares dhe flet për një gabim dhe kërkim falje!

Kujtojmë se pritja për të gjithë ne si publik merr fund me 11 Shkurt, kur edhe është menduar të publikohet ‘3 Live Sessions’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm