Që në mëngjes këto yje të estradës janë bërë bashkë.
Dhe në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ato duken sikur të jenë shoqet më të ngushta.
Koleget këngëtare, Big Mama, Fjolla Morina, Gili e Lori, janë nisur për Turqi në një mision, të cilin nuk e kanë bërë të qartë.
Fotografitë nga udhëtimi, i ka bërë publike Fjolla Morina, e cila ka publikuar imazhe nga aeroporti ndërkombëtar, duke mos e bërë të ditur qëllimin e vizitës atje. /Prive.al