Big Brother VIP Kosova s’ka të ndalur, sërish me rekord të ri shikueshmërie

By

Edhe nata e dytë ‘Prime’ ka arritur që përsëri të thyej rekord shikueshmërie duke siguruar një fluks gjigant ndjekësish.

Kësisoj, besoni ose jo – vetëm gjatë natës së mbrëmshme ‘Prime’, që i bie se ka qenë dita e tretë që prej startimit, më saktë data 23 tetor në BBVK është shikuar nga hiq më pak se 16 milionë spektatorë.

Theksojmë, se në nxjerrjen e këtij rezultati rekord, shifrat janë marrë nga të gjitha platformat e transmetimit duke përfshirë – videot e publikuara në të dy kanalet zyrtare të KlanKosova dhe Big Brother VIP Kosova në YouTube, videot e publikuara në të dy faqet zyrtare, atë të KlanKosova dhe Big Brother VIP Kosova.

Shifrat janë nxjerrë po ashtu nga llogaritë zyrtare të Big Brother VIP Kosova në Instagram dhe në TikTok.

Artikuj të ngjashëm