Big Brother VIP Kosova shënon rekord të ri!

By

Formati më i madh në vend, Big Brother VIP Kosova ka thyer rekord shikueshmërie.

Për 55 ditë, totali i shikueshmërisë së Big Brother VIP Kosova 2, ka shkuar në 1 miliard, njofton Klankosova.tv.

Ky total është i përllogaritur nga kanalet zyrtare të Klan Kosovës dhe Big Brother VIP Kosova, në katër platforma, YouTube, Instagram, Facebook dhe TikTok.

Në histori të Big Brotherit në trojet shqiptare, për kaq kohë nuk është arritur ndonjëherë një shifër e tillë e shikueshmërisë.

Ndryshe, sonte nga ora 21:00 do të fillojë ‘Prime’ i 17 me radhë, ku iu presin shumë emocione dhe të papritura.

Artikuj të ngjashëm