Big Brother VIP Kosova sapo na ngacmoi me emrin e banorit të parë

By

Kanë mbetur vetëm edhe pak javë deri në nisjen e Big Brother VIP Kosova.

E teksa afrohemi, të gjithëve iu intereson kush do të hyjë në shtëpinë më të famshme të vendit tonë.

Sot, faqja zyrtare e Big Brother VIP na ngacmoi me emrin e banorit të parë, duke publikuar një shkronjë  – A.

“A jeni gati? Qëllojani cili do të jetë banori i parë i shtëpisë më të bukur në vend?”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook.

Ndryshe, Big Brother VIP Kosova nis këtë vit për herë të parë dhe do të transmetohen në Klan Kosova dhe Art Motion.

Prezantues i këtij spektakli do të jetë moderatori i njohur Alaudin Hamiti, ndërkohë prapa tij do të punojë një ekip i madh njerëzish profesionistë. Çmimi i madh është plot 200 mijë euro./Prive.al

May be an image of text that says 'EIG EIGBROTHER GE VIPKOSOVA BROTHER VIP KOSOVA _A_--'

Artikuj të ngjashëm