Big Brother po afron, Artan Thaqi tregon si ndikoi në jetën e tij pjesëmarrja në këtë reality show (VIDEO)

By

Minutat e emisionit “Ora e Pasdites” përgjatë së hënës iu dedikuan ish-banorit të Big Brother Vip Kosova 1, Artan Thaqit.

Ai tregoi edhe një herë se si ka ndikuar në jetën e tij pjesëmarrja në BBK, por, kësaj radhe, emocionet janë më të qeta, sepse kanë kaluar disa muaj prej se Artani ishte pjesë e një reality show si BBK.

“Fillimisht, para se me hi në “Big Brother” ki shumë komente, njerëzit dojnë më të këshill edhe me të thonë “Hej shiko pak në Youtube naj Big Brother në Shqipëri ose në botë se të ndihmon”. Nuk është që se kam bo, kam fillu, po s’kam bujt me bo gjatë, e kam ndalu, shkaku se mendojsha nëse e shikoj gjatë do të mundohem me u bo sikur ndonjë karakter aty brenda, e çka nëse mbes as andej e as këndej. Kështu që i kam thonë vetit rri qeshtu qysh je dhe më pas publiku vendos”, u shpreh Thaqi, njofton Klankosova.tv.

Ai foli edhe për durimin që kishte përgjatë qëndrimit të tij në BBK.

“Sa i përket durimit, e kam goxha mirë të kontrolluar edhe të menaxhushme edhe në jetën e përditshme. Kështu që, e kisha dhanë këshill për krejt njerëzit, që sa herë dojnë me marr ndonjë vendim, mos me u ngut. Me i lon pak hapësir vetes e pak kohe, dhe me reflektu me vetën, tha ai.

Biseda më Thaqin nuk mund të përfundonte pa i kërkuar një këshillë për banorët e BBK2. “Formati i “Big Brother” nuk është për gjithkon, po e them këto është për shkak që nëse ti e njeh mirë veten tane, dhe nëse je tip shumë impulsiv, duhet me llogarit që aty brenda ke me u prek në krejt mënyrat e mundshme, ndaj para se me hi duhet me përgatit veten që mos me u nervozu por, me kontrollu veten”, transmeton Klankosova.tv.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/live/Ny5sNrRlJZw?si=PjHn8Uyv-kQ-rVzz

Artikuj të ngjashëm