Beyonce çfarë? Kylie Jenner tejkalon çdo rekord në Instagram, merr pëlqime më shumë se vet Beyonce

By

Numrat janë të lartë dhe duket se bota nuk do asgjë më shumë në rrjete sociale  se sa një bebe të adhurueshme.

Njoftimi i modeles Kylie Jenner se është bërë nënë dhe fotografia ku prezanton beben, është bërë zyrtarisht imazhi më i pëlqyer në Instagram, duke tejkaluar kështu fotografinë e Beyonce të vitit 2017-të, ku ajo njoftonte se po priste binjakë.

Jenner ndryshe nga të tjerë të famshëm që janë përdorues aktiv të Instagramit, nuk ka thënë as edhe një fjalë dhe ishte jashtëzakonisht e heshtur gjatë shtatzënisë, duke quar fansat e saj në spekulime të vazhdueshme.

Me 4 shkurt, përfundimisht ajo e dha lajmin në Instagram se kishte sjellë në jetë një vajzë që është fëmija i parë i saj me të dashurin Travis Scott.

Jenner më pas publikoi emrin e bebes e po ashtu edhe një imazh të vogëlushes ku shfaqte vetëm gishtat e saj.

Kjo fotografi ka marrë 14 milionë pëlqime në vetëm 21 orë nga momenti i publikimit. /Prive.al

stormi webster ??

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Artikuj të ngjashëm